E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, dënohet me 34 vite burg 26 vjeçari shqiptar

Dënohet me 34 vite burg në Angli, shtetasi 26 vjeçar Herland Bilali. Bilali akuzohet për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur dy vjet më parë në kryqytetin Britanik si dhe për dy vrasje të mbetura në tentativë. 

ANGLI- Një shqiptar është dënuar me të paktën 34 vite burg, pasi u gjet fajtor për kryerjen e një vrasjeje dhe për tre vrasje të mbetura në tentativë. Është pikërisht shqiptari Herland Bilali, i cili u gjet fajtor për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur dy vjet më parë në kryqytetin Britanik. Akti kriminal që në atë kohë tronditi opinionin publik Britanik, u krye pasi Bilali kishte menduar se shqiptari tjetër, Prel Marku po fitonte para në territorin ku zhvillonte aktivitetin kriminal, 26 vjeçar. Menjëherë pas kryerjes së veprës kriminale, 26 vjeçar, BIlali ishte larguar nga Anglia, por u arrestua në muajin shtator në Danimarkë. Prokurori i çështjes falënderoi autoritet që mundësuan arrestimin dhe dërgimin e shqiptarit Bilali në gjyq, por edhe vendet e Europës Lindore që dhanë mbështetjen e tyre në këtë hetim. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›