Korçë, epidemia e verdhëzës mbyll kopshtin
Verdhëza mbyll kopshtin me 60 vogëlushë në fshatin Sovjan të Korçës, sëmundja infektive rrezikon dhe 200 nxënësit e shkollës 9 vjeçare në të njëjtin fshat. Shkak i epidemisë janë bërë papastërtitë në mjediset e jashtme.
KORÇE- Alarmi i sëmundjes infektive të verdhëzës, mjaft e rrezikshme për jetën e fëmijëve ka pushtuar fshatin Sovjan rreth 20 kilometra larg qytetit të Korçës, ndërsa është mbyllur dhe kopshti me 60 fëmijë. Papastërtitë e shumta në mjediset e jashtme dhe të një shkolle 9-vjeçare që gjendet në të njëjtin mjedis me atë të kopshtit, të grumbulluara prej shumë kohësh kanë rënduar situatën, ndërsa frika e një epidemie që mund të bjerë në masë ka shqetësuar dhe 200 nxënësit e shkollës, por dhe vetë banorët e fshatit. Prej më shumë se 24 orësh situata në fshat duket e rënduar, kjo pas masës ekstreme që kanë marrë specialistët e Shëndetit Publik në Korçë, të cilët kanë urdhëruar mbylljen urgjente të kopshtit. 2 fëmijë të kopshtit janë prekur nga hepatiti, ndërsa sipas të dhënave nga inspektorati në Korçë 7 të tjerë të infektuar kanë qenë nga shkolla e fshatit.
Infektimi që është përsëritur në këtë shkollë ku rrezikohet të përhapet epidemia tek rreth 200 fëmijë, ka ardhur si pasojë e kushteve jashtë parametrave të duhura higjeno-sanitare dhe papastërtive, ndërsa në oborrin e shkollës vazhdojnë të qëndrojnë të hapura kanalizimet e ujerave të zeza. Fëmijët e kopshtit janë detyruar të mbahen jashtë për shkak të mbylljes së tij, ndërsa ka nisur edhe dezinfektimi i ambienteve të brendshme dhe të jashtme në territorin ku ndodhen të dyja godinat. (a.r/news24/balkanweb)