E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, feston golin i prangosur

David Norris ka menduar qe per te gezuar pas golit te shenuar ndaj Blackpole, te beje gjestin e nje njeriu te prangosur, duke kujtuar keshtu ish shokun e skuadres, Luke McCormick, aktualisht i burgosur.

Pervec fantazise qe lojtaret shfaqin ne fushe me pasimet, krosimet e goditjet me hark, nje pjese tjeter hyn ne fantazine e tyre pas rezlizimit te golit. Festimet mund te jene me gjeste nga me te ndryshmet, duke filluar qe nga kercimet samba e deri tek perqafimi i trajnerit, por ne radhet e skuadres se Ipswich kane gjetur nje tjeter menyre qe ka ngjallur jo pak polemika.

David Norris ka menduar qe per te gezuar pas golit te shenuar ndaj Blackpole, te beje gjestin e nje njeriu te prangosur, duke kujtuar keshtu ish shokun e skuadres, Luke McCormick, aktualisht i burgosur. Ai shtypi me makinen e tij 2 femije pasi ngiste makinen ne gjendje te dehur.

Ky gjest ka ngjallur zemerimin e familjes se dy femijeve te vdekur por edhe te opinionit publik e sportiv ne Angli. Menjehere, Shoqata e Futbollit i ka kerkuar klubit shpjegime te detajuara per kete rast, duke pergatitur edhe pezullimin e gjate per lojtarin Norris.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›