E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi i Arte, Messi kurorezon Ronaldo-n

Ne nje interviste dhene per gazeten gjermane “Kicker”, lojtari katalanas thekson se cmimin e meriton kundershtari i tij, Cristiano Ronaldo.

Lionel Messi eshte me shume se nje lojtar altruist…te pakten jashte fushe. Lojtari argjentinas i Barcelones, i cili eshte dhe nje nga “armiqte” me te medhenj te portugezit Ronaldo ne luften per Topin e Arte 2008, kurorezon luzitanin.

Ne nje interviste dhene per gazeten gjermane “Kicker”, lojtari katalanas thekson se cmimin e meriton kundershtari i tij, Cristiano Ronaldo. “Do te isha i lumtur nese do ta merrja kete cmim pasi do isha argjentinasi i trete pas Alfredo di Stefano-s e Omar Sivori-t qe nderohen me kete trofe. Por mund te them se sipas gjykimit tim, kete cmim e meriton Cristiano Ronaldo”, ka theksuar argjentinasi.

Topi i Arte 2008, trofe qe e jep revista prestigjoze franceze France Football, do te dorezohet ne fillim te muajit dhjetor. Dy emrat me te lakuar jane pikerisht Messi dhe Ronaldo, por sipas zerave, portugezi ka me shume mundesi per t’u shpallur lojtari i vitit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›