E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, gjykata urdhëron qeverinë të publikoj rastin Guantanamo

Gjykata Britanike e Apelit ka mbështetur vendimin sipas të cilit qeveria duhet të publikoj dokumentat sekrete lidhur me akuzat për tortura të shtetasve britanikë, që janë mbajtur në burgun amerikan Guantanamo.
Personi Binjam Muhamed, me origjinë nga Etiopia, që ishte arrestuar në Pakistan në vitin 2002, thotë se ishte torturuar atje dhe në Marok, me kërkesë të autoriteteve të Shteteve të Bashkiuara, para se të dërgohej në Guantanamo. Ai ishte liruar vitin e kaluar pa u ngritur akuza. Ai, po ashtu, pretendon se autoritetet britanike e kishin ditur se ai është torturuar gjatë shtatë viteve në burg.
Në muajin tetor të vitit të kaluar, një gjykatë i ka urdhëruar zyrtarët, që ta bëjnë publike dosjen sekrete të Shteteve të Bashkuara lidhur me trajtimin e tij, por zyra e jashtme ishte ankuar ndaj vendimit duke thënë se publikimi mund ta dëmtonte sigurinë kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›