Varri masiv,të përndjekurit: Të vazhdojnë kërkimet
Ish të përndjekurit i kërkojnë shtetit që të vazhdojë kërkimet për gjetjen e viktimave të tjera të cilat nuk kanë një varr u shpreh Simon Miraka kryetari i Institutit të përndjekurve politikë. Ligji i lustracionit sipas tij u kërkua pikërisht për gjetjen e këtyre viktimave dhe jo për hakmarrje.
Ndërkohë që Lili Ndoci sekretare e shoqatës antikomuniste e cila ende nuk di vendodhjen e varrit të të atit i bëri thirrje dëshmitarëve dhe shtetit që të ndihmoj në gjetjen e viktimave.
Ish të përndjekurit politik ishin sot në Dajt në zonën që tashmë nga policia është shpallur skenë krimi.Në këtë vend vetëm para pak ditësh u zbulua një varr masiv me viktima të cilat nga të dhënat paraprake rezultojnë të jenë ekzekutuar prej regjimit komunist.