Serbia nxjerr në shitje pronat e Kosovës
Republika e Serbisë provokon sërish Kosovën duke nxjerrë në shitje pronat e saj. Bëhet fjalë për 22 objekte në Kosovë, të cilat janë nxjerrë në shitje me çmime qesharake nëpërmjet njoftimit në gazetat e përditshme serbe.
Për këtë ngjarje është në dijeni edhe agjencia kosovare e privatizimit të Kosovës. Sipas zëdhënësit të AKP-së tentativa të kësaj natyre ka pasur edhe më herët nga Serbia.
Një ndër objektet e nxjerrë në shitje është edhe ndërtesa e OSBE -së në Prishtinë.
Republika serbe i ka vënë çmimin fillestar prej 2 milionë e 970 mijë euro. Sipas planit të Ahtisarit pavarësisht tentativave të Serbisë për ta konsideruar Kosovën si prone të saj, çdo pronësi shoqërore apo ndërmarrje i takon Republikës së Kosovës.