E Shtunë, 31 Tetor 2026

çmimi i naftës në vend pëson rritje

çmimi naftës në vendin tonë pëson rritje ndërkohë që ndodh krejt e kundërta në botë ku çmimi i naftës pëson uljen më të madhe në kohët e fundit. Kështu çmimi i naftës në vendin tonë nga 128 lekë ka shkuar në 135 lekë. Arsyeja mendohet sipas specilaistëve se mund të jetë rritja e kërkesës nga konsumatorët. Nafta në vendin tonë ka pasur një cmim mjaft të qëndrueshëm për një kohë të gjatë dhe kjo është rritja e parë pas disa muajve. Ndërkohë ulja e cmimit në botë shpjegohet me faktin e rritjes së vlerës së dollarit amerikan kundrejt monedhës europiane. Një fuçi naftë është shkëmbyer me rreth 70 dollarë duke u rikthyer në nivelet e pesë muajve të fundit ku është shkëmbyer me të njëjtën shifër. Specialistët e shohin këtë rritje të çmimit dhe në një aspekt pozitiv pasi sipas tyre kjo tregon që ekonomia amerikane po rimëkëmbet dhe kjo po ndikon edhe në çmimin e naftës në përgjithësi.Gjithashtu ulja e çmimit të naftës dhe qëndrueshmëria prej disa ditësh është një fakt një ekonomia botërore po nis të stabilizohet

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›