E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, mbretëresha Elizabeta II pret çiftin Obama

Presidenti amerikan Barak Obama dhe gruaja e tij Mishelle janë pritur zyrtarisht në Pallatin Bakingem nga mbretëresha Elizabeta II e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës Veriore.

Çifti Obama mbërritën në Londër, një ditë përpara se ç`ishte në axhendë, në përpjekje për të evituar anulimin e mundshëm të fluturimit për shkak të reve vullkanike.

Presidenti amerikan nisi të hënën turneun në katër shtete evropiane, me vizitën e tij në Irlandë.

Obama dhe kryeministri britanik Dejvid Kameron, në një artikull të përbashkët në Times kanë thënë se raportet e shteteve të tyre paraqesin një miqësi thelbësore për dy vendet por edhe për botën.

Obama pritet të zhvillojë bisedime me kryeministrin Kameron të mërkurën.

Gjatë turneut të tij në Evropë, Obama do të marrë pjesë në samitin e G8 në Francë dhe do të vizitojë Poloninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›