E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, lirohet huligani serb Ivan Bogdanov

Ivan Bogdanov, huligani serb që u bë protagonist në aktet e dhunës së 12 tetorit 2010 në stadiumin "Marassi" të Xhenovës, gjatë ndeshjes Itali-Serbi, është liruar nga burgu dhe është dëbuar nga Italia.

Trupi gjykues ka pranuar kërkesën e avokatit të tifozit serb, duke vendosur njëkohësisht shoqërimin e tij drejt Serbisë.

Në mars, “Ivani i Tmerrshëm” u dënua me 3 vjet e 3 muaj burg për trazirat e shkaktuara në Xhenova, mes të cilave ra në sy edhe djegia e flamurit shqiptar.

Mediat italiane bëjnë të ditur se bashkë me të, në Serbi do të kthehet edhe një tjetër tifoz-huligan, Nikola Klickovic, i dënuar me 3 vjet burg.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›