E Diel, 1 Nëntor 2026

Malstrom: Klauzola për vizat, masë sigurie për Brukselin

Komisioni Europian reagon lidhur me regjimin e vizave, për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Cecilia Malmstrom , komisionerja e Bashkimit Europian për sigurinë, tha për mediat në një konference për shtyp në Bruksel, se KE mund të rivendosë vizat për Ballkanin Perëndimor nëse qytetarët e këtyre vendeve abuzojnë me liberalizimin e vizave duke kërkuar azil në vendet e BE si dhe duke shkelur rregullat e vendosura paraprakisht. Një reagim i tillë pason, ankesat e shprehura nga disa vende të Shengenit, si pasojë e kërkesave të mëdha në numër nga azil kërkuesit. Duke reaguar për numrin e madh të kërkesave nga vendet e Serbisë dhe Maqedonise, Sesilia Malmstrom u shpreh se komisioni ka propozuar një klauzole ku sipas së cilës, nëse do të vërehen shkelje, atëhere do të rikthehet sistemi i vizave, por nuk specifikoi se cilat vende do të jenë pjesë e këtij “ndëshkimi”. Ajo nënvizon se klauzona "nuk ka si qëllim që te aplikohet sot dhe nuk kka si objektiv një shtet te vetëm apo të cilit mund ti adresohet konkretisht kjo masë. Shpresoj të mos përdoret kurrë por klauzola do të jetë aty për të mbrojtur sistemin e vizave – shtoi Malmstrom , duke saktësuar kjo masë do të mbrojë integritetin e e qytetareve te zonës shengen." Sipas Malmstrom "Klauzola nuk është e drejtuar ndaj një vendi specifik. Ky paragraf është për të ardhmen. Është atje për të na sigururuar se nëse ka dicka urgjente ekziston mundësia qe në mënyrë të përkohshme ta pezullojme liberalizimin e vizave. Duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve se nëse Komisioni Europian do të rivendosë vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht për serbinë dhe maqedoninë, Malmstrom u përgjigj duke thënë se ka pasur disa probleme me disa vende dhe se aktualisht po negociohet dhe po zhvillohen bisedime me këto shtete në mënyrë, që ti reduktojnë sa më shumë ato probleme, në radhë të parë duke i identifikuar ato e më pas duke i zvogëluar. Komisioni sqaroi Malmstrom, nuk po propozon për të rivendosur vizat për asnjë vend sot, por paragrafi i sigurisë është për të ardhmen.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›