E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlandë, një mirëseardhje tradicionale për çiftin Obama

Irlanda ka ofruar një mirëseardhje tradicionale për çiftin Obama pasi mbërriti në Dublin. Veçanërisht për zonjën e parë të Amerikës, një mirëseardhje prej flladi të erës duke i dhënë asaj një pamje disi të çuditshme dhe ekstravagante në look. Kështu, syrit kritik të mediave, nuk i ka shpëtuar asnjë detaj nga mbërritja e Mishel Obamës në Irlandë. Pasi ka zbritur nga avioni, flokët e zonjës Obama ndërsa përshëndetej me liderët vendas, janë tejtërsuar në modelim. Duket se bashkëshortja e Barak Obamës, nuk e kishte parashikuar erën e fortë që frynte dhe nuk i kishte fiksuar siç duhej flokët që dukeshin sikur i fluturonin në ajër. Faqet ndërkombëtare të shtypit, madje e kanë krahasuar atë me dyshen e pop-it irlandez, binjaket Jedward, sikur të ishte frymëzuar pikërisht nga modeli i tyre i flokëve. “Nuk e kishim kuptuar se ju ishit një fanse e madhe e Jedëard , Michelle është titulli i artikullit të botuar në “Drudge report” .com , dedikuar look-ut të Mishel Obamës sapo mbërriti në aeroportin e Dublinit. Binjakët Jedward përfaqësuan Irlandën në festivalin europian të këngës.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›