Angli, ndahet nga jeta Sër Bobi Robson Legjenda e futbollit an
Legjenda e futbollit anglez, Sër Bobi Robson është ndarë nga jeta dje në moshën 76 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Robson do të mbahet mend më shumë në historinë e futbollit për drejtimin e Anglisë në botërorin e vitit 1990, ku e çoi ekipin deri në gjysmëfinale. Në nivelin e klubeve ai ka qenë menaxher i ekipit Fulham, përpara se të stabilizohej në Ipsuiç, ku fitoi Kupën FA dhe atë UEFA. Më pas ai ka punuar me klubet e PSV Eindhoven, Sporting Lisbonë, Porto dhe Barcelona, para se të merrte në dorë menaxhimin e Njukastëll.