Angli, policia reagon pas akuzave
Kryeministri tha se u përdor një taktike e gabuar, ndërsa ministrja e Brendshme Teresa Mej deklaroi se ishte vendimi i saj anulimi i lejeve te efektiveve te policisë për te shtuar numrin e agjenteve. Por Ser Hju Orde, drejtues i shoqatës se oficereve te policisë, u shpreh se ministrja nuk e ka fuqinë ta beje një gjë te tille. “Ishte policia dhe jo deputetet qe rikthyen rendin ne vend,” theksoi ai. Ndërkohë, 68-vjecari i cili u plagos rende ne ditën e pare te protestave ne Londër, ka ndërruar jete. Policia ka nisur hetimet për ndarjen dhe një 22-vjeçar është arrestuar për këtë. Mbrëmjen e se hënës ne rrugët e Londrës ishin vetëm 6 mije efektive, ndërsa një dite me pas ky numër shkoi ne 16 mije agjente, gjë qe solli edhe frenimin e ngjarjeve te dhunshme ne kryeqytet. Qe nga fillimi i trazirave janë arrestuar mbi 1 mije persona, nga te cilët me shume se 500 janë akuzuar për prishje te rendit publik, vjedhje dhe dëmtim te pronës.