Zjarre ne Fier e Gjirokastër
Ndërsa treni i nisur nga Rrogozhina për ne Vlorë ka ndaluar për mese gjysme ore, pasi traseja ishte mbuluar nga tymi dhe flaket. Pavarësisht mbërritjes se forcave zjarrfikëse qe kane hedhur tonelata me ujë, vatrat e shumta te zjarrit nuk janë shuar deri ne mëngjes. Sa i përket shkaqeve te rënies se zjarrit, ato nuk janë zbuluar ende. Ne qarkun e Gjirokastrës janë regjistruar serish afro 20 vatra zjarri, qe kane shkrumbuar qindra hektarë me pyje e kullota. Pjesa me e madhe e tyre mësohet se janë riaktivizuar. Sipas repartit te zjarrfikëseve situata me problematike është paraqitur ne Libohovë, ku flaket kane rrezikuar djegien e një pike karburanti, si dhe një blloku shtëpish. Ndërkohë, zjarri i rene ne pyllin me lisa ne parkun natyror te “Ujit te Ftohte” ne Tepelenë është shuar pas rreth 6 orësh pune te zjarrfikëseve. Por megjithatë, aksi Gjirokastër- Tepelenë ka mbetur i mbuluar nga tymi.