E Diel, 1 Nëntor 2026

Mercenare ruse ne veri te Kosovës

Një fakt i tille është bere i ditur nga mediat ne Prishtinë, qe kane pasqyruar një reportazh te televizionit publik gjerman, “ARD”, ku është cituar edhe një shtetas rus, i cili shprehet se kishin ardhur me avion për te ndihmuar vëllezërit sllavo-ortodokse. Ne kronike, gazetari gjerman thotë se në veri të Kosovës kriminelët janë bashkuar me politikën, kanë marrë përkrahje nga njerëz jashtë Kosovës, por edhe jashtë Serbisë. Përkrahësit madje po vijnë edhe nga Rusia. “Kemi ardhur këtu për t’iu ndihmuar vëllezërve serbë. Ne të gjithë jemi një gjak, kemi te njëjtin besim, ortodoks dhe të gjithë duhet të jemi të bashkuar”, ka thënë për “ARD”-ne i riu rus. Ndërkohë, portali i internetit “Lajme shqip” ka publikuar një dokument konfidencial te NATO-s, ku theksohet se Milan Ivanovic, i ashtuquajtur kryetar i këshillit te komunave serbe ne veri, është personi qe drejton gjithë operacionet kriminale ne këtë pjese te Kosovës, përfshirë kontrabandën dhe trafikun e armeve. Ne anën tjetre, misioni evropian EULEX ka deklaruar nisjen e hetimeve për djegien e pikës kufitare ne Jarinje, ndërsa ka lajmëruar shtimin e patrullave ne veri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›