SHBA kërkon sanksione shtese për Sirinë
Zonja Clinton i kërkoi Kinës dhe Indisë ne veçanti te shtojnë presionin për shkak te investimeve te tyre ne energjetike. Ajo tha se ShBA-te nuk duan ti kërkojnë presidentit Asad largimin, pa mbështetjen e vendeve te tjera. Aktivistet deklaruan se te enjten u shënuan te paktën 24 viktima, ndërsa te shtëna artilerie janë dëgjuar edhe ne mëngjesin e se premtes. Me shume se 1700 persona kane humbur jetën dhe dhjetëra mijëra te tjerë janë arrestuar e prej fillimit te revoltave ndaj regjimit 41-vjeçar te familjes se presidentit Al –Asad ne mars. Këtë jave, Uashingtoni i përforcoi sanksionet ekzistuese ndaj Sirisë, duke shtuar ne listën e zeze edhe Bankën e saj Qendrore dhe kompaninë e telefonisë celulare, ndërsa paralajmëroi masa shtese.