Horror ne Korçe, copëtohet gruaja
Ekspertet sqarojnë se deri tani janë gjetur te gjitha pjesët e trupit, përveç kokës, qe do te ndihmonte ne identifikimin e gruas se masakruar e cila mendohet te jete rreth 35 vjeçe. Ngjarja e tmerrshme është zbuluar ne orët e para te mëngjesit nga banoret qe gërmojnë ne mes te plehrave për te gjetur kanaçe e sende te tjera. Ekspertet dyshojnë se trupi i gruas është copëtuar me sëpatë dhe është shkarkuar ne fushe nga makinat e plehrave ne orën 23:00 minuta te se enjtes. Disa karakteristika te kufomës janë: gjatësia 165 cm, mosha mbi 35 vjeç, race e bardhe dhe mendohet qe viktima te ketë pasur te veshur një pale tuta sportive material sintetik me ngjyre blu dhe me shiritat anash roze dhe jeshile, si dhe një kanatiere ngjyre bojeqielli me mbishkrimin “Ac Original”. Paraprakisht mendohet se masakra ka ndodhur gjate 24 orëve te fundit, megjithatë konkluzioni përfundimtar do te jepet pas ekspertizës. Ajo pritet te vërtetojë nëse gruaja është vrare para se te copëtohej apo pas.