Anglia Runi kercenon Italine
Pas skualifikimit me dy ndeshje, Uejn Runi zbriti në fushë në Euro 2012 dhe prej ndeshjes së parë kundër Ukrainës, arriti të shënonte rrjetën vendimtare që i dha Anglisë vendin e parë në grupin D.
Ai triumf i “Tre Luanëve” evitoi përballjen me Spanjën dhe kundërshtari i radhës është Italia, një skuadër të cilës Runi i druhet.
“Italia ka një skuadër të frikshme”, ka deklaruar sulmuesi i Mançester Junajtid. “Jemi në gjendje të mirë dhe ndihemi gati për këtë përballje dhe kemi një shans të madh. Fitorja me Ukrainën i dha një shtysë të madhe Europianit të Anglisë”, shtoi lojtari.
Pikërisht sfida me Ukrainën shërbeu si një test për Runin dhe për të konfirmuar formën e tij fizike. Edhe pse nuk u shfaq në maksimumin e mundshëm, sulmuesi dha sinjalet e duhura dhe tashmë është ai kërcënimi kryesor për Italinë.
“Personalisht ndihem mirë dhe ndeshja me Ukrainën më lejoi të merrja ato minuta lojë që më nevojiteshin për të qenë i gatshëm për këtë gjysmëfinale. Nuk ishte e lehtë të fitonim kundër ukrainasve, pasi kishim të gjithë stadiumin kundër, por ishim të vendosur të fitonim dhe treguam se jemi një grup kompakt”, e përfundoi deklaratën e tij Uejn Runi.