E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hannover kompleton transferimin e Nikçit

Hannover 96 edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me Adrian Nikçin. Skuadra gjermane tashmë e ka kompletuar transferimin e sulmuesit anësor nga ekipi zviceran, Zurich. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë menaxheri i Zurichut, Fredy Bickel.

Futbollisti prishtinas ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin nga Bundesliga, për të cilin pra do të luaj deri në vitin 2015.

Mirëpo, ende nuk dihet saktë shuma e parave me të cilat Hannover 96 e ka bindur Zurichun që ta liroj nga kontrata 22 vjeçarin prishtinas.

Por, mediat gjermane dhe ato zvicerane kanë raportuar që gjermanët tu kenë paguar rreth 700 mijë euro dëmshpërblim udhëheqësve të skuadrës zvicerane.

Në vitet e fundit, Nikçi ishte njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Zurichut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›