Gjermania nxjerr Greqine nga Europa
Me superfuqitë nuk bëhen shaka. Këtë më në fund e mësoi edhe Greqia, që pasi është nënshtruar financiarisht, tashmë largohet edhe nga Euro 2012, aktiviteti që mbante gjallë ëndrrat dhe shpresat e vendit. Gjermania fiton me rezultatin 4-2 në sfidën e luajtur në “Gdansk”, nën sytë e tifozes së veccantë, kancelares Angela Merkel dhe bëhet skuadra e dytë që siguron kualifikimin në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian pas Portugalisë.
Një sfidë e dominuar plotësisht nga “panzerat” dhe ku shifrat mund të ishin edhe më të thella. Në fakt, gjermanët kanë realizuar 22 goditje, 12 nga të cilat në kuadrat dhe vetëm katër gola të shënuar mund të duken pak.
Skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv ka bindur në lojë, duke dërguar në shtëpi surprizën e këtij edicioni në aktivitin kontinental. Kjo pavarësisht ndryshimeve surprizë në formacionin titullar, ku përvecc Kloses, nga minuta e parë u aktivizuan edhe Rojs e Shërrle.
Golat e Lahm në të 39-tën, Kheidiras 61-ën, Kloses 68-ën dhe Rojs në minutën e 74-t, ishin “pokeri” fitues i Gjermanisë. Vetëm iluzion krijoi barazimi i përkohëshëm 1-1 i helenëve me Samaras në të 55-ën, ndërsa rrjeta e Salpingidis me 11-metërsh në të 89-ën shërbeu thjesht për statistikë.
Në këtë mënyrë, Gjermania regjistron fitoren e 15-të në ndeshjet zyrtare, duke vendosur një rekord absolut, pasi bëhet skuadra e parë që regjistron një ecuri të tillë. Tashmë “panzerat”, presin të mësojnë rivalin e gjysmëfinaleve, që do të dalë nga dueli Angli-Itali.