Fitimet ne Euro 2012
Një Federatë jo shumë e pasur si ajo e Kroacisë është shpetuar nga djemtë e saj. Kjo sepse, skuadra e Sllaven Biliçit, u kthye nga Euro 2012-ta me 10.5 milionë euro në xhep, nga të cilat 60 për qind do t’i kalojnë pikërisht Federatës.
Shifra prej 10.5 milionë eurosh është pak më e madhe sesa vetë buxheti vjetor i kësaj federate, ndërsa kuptohet, tek federatat më të mëdha pesha të ardhurave nga Europiani është më e vogël.
Por, sa kanë fituar skuadrat deri tani në Euro 2012 dhe sa mund të fitojnë deri në fund? Së pari, 8 milionë euro i janë dhënë çdo ekipi finalist, ndërsa fitorja në grup vlente 1 milionë euro dhe barazimi 500 mijë.
Skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale kanë marrë nga 2 milionë euro plus, ndërsa skuadrat që përfunduan në vendin e tretë në grup morën nga 1 milionë euro, për të pasur më shumë motiv për të luajtur deri në fund.
Portugalia ka arritur deri tani në 15 milionë euro, pasi përveç 8 milionëve fillestare, fitoi edhe 2 milionë për dy fitoret në grup, 2 milionë për kalimin në çerekfinale dhe 3 milionë për kualifikimin për në gjysmëfinale.
Gjermanët ishin ata që e shfrytëzuan grupin më së miri, pasi ishin të vetmit që i fituan të tria ndeshjet duke marrë 3 milionë euro të plota.
Spanja po ashtu ka fituar mirë, ashtu si edhe Anglia, nga 12.5 milionë euro secila, pasi patën vetëm një barazim në 3 ndeshje dhe asnjë humbje.
Ekipet që dolën më keq në Europian ishin Irlanda dhe çuditërisht Holanda. Nënkampionët e botës në fuqi, ashtu si skuadra e Trapatonit, i humbën të tria ndeshjet duke dalë në vend të fundit në grupet përkatëse, ndaj morën me vete vetëm 8 milionë eurot e fituara që në fillim.
Maksimumi që mund të fitojë një skuadër kampione e Europës është shifra prej 23.5 milionë eurosh, diçka që ndikon edhe në buxhetet e Federatave të tilla si ajo angleze, gjermane, franceze, spanjolle apo italiane.