Francë/ Shpallet fajtor inxhinieri bërthamor, akuzohej për lidhje me Al Kaedën
Një inxhinier bërthamor i arrestuar javën e kaluar në Francë, pasi dyshohej për lidhjet e tij me organizatën e Al-Kaedës në Maghrebin islamik, u shpall sot fajtor në Paris nën akuzat për bashkëpunim me persona të përfshirë në aktivitete terroriste, bënë të ditur burime gjyqësore.
Inxhinieri 32-vjeçar, punonjës në qendrën evropiane të kërkimeve bërthamore në Gjenevë, u paraqit sot në një gjykatë kundër terrorizmit që e shpalli fajtor, sipas të njëjtit burim.
Ai u arrestua javën e kaluar në Vienne, në pjesën qendrore të Francës në shoqërinë e vëllait të tij 25-vjeçar.
Ky i fundit u lirua të shtunën e kaluar, pasi nuk kishte prova të nevojshme kundër tij.