Përfundon recesioni në SHBA
I ka ardhur fundi recesionit të madh në Amerikë, i cili pritet të ndikoj së tepërmi në rritjen e ekonomisë për shkak të papunësisë së madhe që ka pllakosur Shtetet e Bashkuara.
Recesioni 2-vjeçar i ekonomisë amerikane ka përfunduar, thuhet në studimin e 44 analistëve ekspertëve amerikanë.
Më shumë se 80 për qind e ekonomistëve të anketuar besojnë se rritja ekonomike ka filluar, por ajo do të jetë më e ngadalshme për shkak të rënies ekonomike.
Studimi ka treguar se rënia tre vjeçare e tregut të patundshmërive në SHBA ka ndikuar keq në rritjen ekonomike.
Ekspertët presin rimëkëmbje më intensive të ekonomisë gjatë vitit të ardhshëm, por i druhen rritjes së borxhit federal dhe shkallës së lartë të papunësisë.
Vlerësohet se papunësia në SHBA në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm do të arrijë 10 përqind , kurse nga fundi i vitit 2010 do të bjerë në 9.5 përqind. Kështu që rritja e ekonomisë amerikane pritet të vihet në vështirësi.