Prishtinë, përurohet nesër shtatorja e Bill Klintonit
Shtatorja e ish-presidentit amerikan Bill Klinton pritet të përurohet nesër në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë.
Ceremonia e përurimit të shtatores në sheshin "Bill Klinton" organizohet nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Mbi një bazament trimetërsh do të vendoset shtatorja e Klintonit me lartësi tre metra, për të arritur gjithsej gjashtë metra lartësi.
Shtatorja, vepër e skulptorit Izeir Mustafa, ngrihet në kryeqytetin e shtetit të ri të Kosovës në shenjë falenderimi e mirënjohjeje të përjetshme për presidentin Klinton dhe Shtetet e Bashkuara.
Klinton ishte president i SHBA-së në kohën e ndërhyrjes së NATO-s për paqen e lirinë në Kosovë më shumë se dhjetë vjet më parë, për të ndaluar masakrat dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga forcat serbe të Milosheviçit.