E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uest Hem josh Henri, 86 mijë euro në javë

Oferta

Uest Hem kërkon të sigurojë shërbimet e Tierri Henri. Për të bindur sulmuesin duket se gjatë javës klubi anglez i ka ofruar kontratë 2-vjeçare, nga e cila francezi do të përfitojë diçka më shumë se 86 mijë euro në javë (75 mijë sterlina). “Po bëjmë të pamundurën për të përforcuar repartin ofensiv dhe do të na pëlqente që Henri të luante me skuadrën tonë”, shpjegoi bashkëpronari i klubit, Devid Salivan. “Titi” do të largohet nga Barcelona dhe një alternativë për të vazhduar karrierën është kampionati amerikan.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›