E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alegri merr bekimin e Silvio Berluskonit

Milan

Te Milani ka nisur zyrtarisht epoka “post-Leonardo”. Takimi ndërmjet Silvio Berluskonit dhe Adriano Galianit rreth trajnerit të ardhshëm kuqezi zgjati pesë orë. Në vilën “San Martino” në Arkore, rezidencën e presidentit të klubit, i pranishëm ishte edhe ish-trajneri i Kaljarit, Masimiliano Alegri. Ky i fundit duket pranë emërimit në krye të stolit: sipas burimeve pranë Milanit, në takimin disa orësh, trajneri e ka bindur Kryeministrin italian se është njeriu i përshtatshëm për këtë detyrë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›