E Diel, 1 Nëntor 2026

Anglia fiton me rezultatin 2-1 në Berlin përballë vendasve të Gjermanisë

Berlin (Start)- Anglia arrit një fitore të madhe në tokën gjermane përballë vendasve me rezultatin 2-1. Ndeshja e luajtur në Berlin i përligjte emrat e dy skuadrave të zbritura në tapetin e gjelbërt. Fitorja e fundit e Anglisë në këtë vend ishte në vitin 2001 me rezultatin e thellë 5-1.

Kjo fitore konfirmon dhe një herë formën e mirë që po kalon përfaqësuesja angleze e drejtuar nga tekniku italian Kapelo.

Ndeshja filloi me një Angli më kërkuese, e cila e gjen golin në minutën e 23’ me Apsonin. Me këtë rezultat do të regjistrohej pjesa e parë e takimit.

Në të dytën vendasit futen më kërkues, duke shfaqur një nivel të lartë loje. Barazimi i tyre vjen pas një keqkuptimi në mbrojtje, ku Helmesi përfiton një top duke barazuar shifrat. Pesë minuta para takimit kapiteni Terri do të shënonte një gol të bukur me kokë, duke vendosur një heshtje në olimpikun e Berlinit.

Kapelo ishte mjaft i kënaqur në fundin e takimit, duke vlerësuar punën e lojtarëve që pati në dispozicion. Ndërsa Lëvi është shfaqur i pakënaqur nga loja e të tijëve, duke deklaruar se humbja ishte plotësisht e merituar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›