E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja shqiptare U-21 fiton me rezultat të thellë në Maqedoni

Ohër (Start)- Ekipi i shpresave, i drejtuar nga Artan Bushati, arriti një fitore të thellë me ekipin maqedonas 3-0. Të besuarit e Bushatit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë përballë maqedonsve në qytetin e Ohrit.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e tanëve me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga lojtarët e Teutës, Hysa dhe Vila. Në minutën e 80’, Arbri i çon shifrat në tre për Shqipërinë U-21.

Harmonizimi i reparteve të lojës nga skuadra jonë, ishte ajo që bënte dallimin mes dy skuadrave në fushë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›