E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i Madridit lëshon sinjale dashurie për Ançelotin

Milano (Start)- Reail i Madridit pasi merr një përgjigje negative për Andri Shevçenkon nga Milani, tani është duke thurur një plan tjetër. Plani nuk është ai i dituri, objektivi i tyre për Kakanë, por marrja e teknikut Ançeloti nga kuqezinjtë.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Marca në Spanjë, e cila publikon se vazhdimi i bashkëpunimit të Realit me Shusterin ka një koefiçent me shumë shifra. Madrilenët shikojnë si zëvëndësuesin ideal për gjermanin në stolin e tyre, Karlo Ançelotin.

E rrufeshme është edhe përgjigja e Adriano Galianit për këtë çështje: “Ançeloto tek Reali? Ne kemi folur me Mijatoviçn dhe Kalderonin, sepse ata janë miqtë tanë. Jemi parë vetëm në këndin e miqësisë, sepse në këtë front nuk ka asgjë të vërtetë. Ançeloti, ashtu si edhe Shevçenko, është i Milanit, dhe nga Reali nuk më është kërkuar asgjë”.

Galiani ka folur edhe për kurimin e Nestës në Majemi: “Është duke shkuar mirë, dhe jemi duke bërë çdo përpjekje për të evituar operacinin. Nga eksperienca tregohet se operacione të tilla nuk e lejojnë lojtarin pastaj që të japë 100% të kapacitetit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›