E Diel, 1 Nëntor 2026

Debutimi i Maradonës me Argjentinën fantastik në Glasgou

Glasgou (Start)- Argjentina e Maradonës zhvilloi një ndeshje fantastike në Glosgou përballë skocezëve. Kënaqësia e Maradonës dukej në përqafimin e tij me të gjithë lojtarët pas përfundimit të takimit.

Ndeshja e përfunduar me rezultatin minimal 1-0 për Argjentinën, u dominua nga spektakli i dhuruar nga të besuarit e ish-yllit boteror, Maradonës.

Goli do të vinte shumë shpejt, në minutën e 8’ me anë të Rodrigezit, për t’i lënë më pas argjentinasit të shpalosnin vlerat e tyre. Kjo paraqitje e përfaqësueses argjentinase, është një shpagim ndaj të gjithë kritikëve të trajnerit të ri, të cilët ngritën pikëpyetje për të pa filluar akoma punën.

Pas ndeshjes Maradona braktisi konferencën e shtypit, duke udhëtuar urgjentisht drejt Madridit, për t’iu gjendur pranë vajzës. Vajza e tij, Xhianina, ndodhet e shtruar në një klinikë në kryeqytetin spanjoll, pas komplikacioneve në shtatzani. Kujtojmë që ajo është gruaja e supertalentit të ri, Serxhio Aguerros.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›