E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazili arrin një rezultat tenistik me Portugalinë, 6-2

Brazilia (Start)- Kaka’ fiton betejen e tij me Kristiano Ronaldon, dhe Brazili shënon një goleadë në miqësoren me Portugalinë. Pas golit të shpejtë të Danit në minutën e katërt, do të vijë një triplet e Luis Fabianos.

Pas tij thellon përsëri rezultatin Maikoni, duke çuar shifrat 4-1. Përkohësisht do të ngushtonte Simao, por reagimi i brazilianëve vjen me Elanon dhe Adrianon, të cilët regjistrojnë një rezultat tenistik me kushërinjtë e tyre të vegjël në Europë. Adriano me aktivizimin e tij nga Dunga i dërgoi një mesazh të qartë Murinjos tek Interi.

Ky rezultat është konfirmim i potencilit që ka Brazili i drejtuar nga tekniku Dunga. Ndeshjen e ardhshme miqësore Brazili do ta luajë me kampionen e botës, Italinë, në datë 11 shkurt në Londër.

TË DHËNAT E TAKIMIT

Brazil-Portugali 6-2

BRAZILI: Hulio Sesar; Maikon (Daniel Alvesh), Luisao, Tiago Silva, Kleber (Marçelo); Xhilberto Silva, Elano (Mansini); Anderson (Zhosue), Kaká, Robinjo (Aleks); Luis Fabiano (Adriano). Trajner: Dunga.

PORTUGALIA: Kuim; Bosingua, Bruno Alvesh, Pepe, Paulo Ferreira; Manike (Cesar Peiksoto), Tiago (Raul Meireles); Deko
(Moutinjo), Dani (Nani), Kristiano Ronaldo; Simao (Hugo Almeida). Trajner: Kueiroz.

SHËNUES: 4' Dani (P), 8', 24' e 57' Luis Fabiano (B), 55' Maikon (B), 61' Simao (P), 64' Elano (B), 89' Adriano (B)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›