E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sukaj: Doja të luaja kundër Iranit

Ka qenë pjesë e të gjitha skuadrave të moshave, ka qenë pjesë e skuadrës kombëtare, por çuditërisht Xhevahir Sukaj e ka gjetur veten jashtë saj. Eshtë shpallur kampion me Iranin me skuadrën e Sepahan, ka luajtur si titullar e kur bëhet fjalë për një skuadër, e cila vetëm në dy vitet e fundit ka kapërcyer mbi 50 vende në renditjen FIFA e njëkohësisht është finaliste e Botërorit, natyrisht që një futbollist si Sukaj nuk duhet dhe nuk mund të nëpërkëmbej. Megjithatë me humorin shkodran dhe qetësinë karakteristike, ai tregon se është ende i aftë të jetë pjesë e kombëtares.

Xhevahir, dy ndeshje miqësore dhe ju nuk jeni i grumbulluar, dini arsyet

Absolutisht jo. Megjithatë mendoj se trajneri Xhani De Baiazi e ka pasur të vështirë të më ndjekë në Iran, me skuadrën e Sepahan. Këtë vit jemi shpallur kampione dhe Irani ka një kampionat shumë të fortë.

Meqë jemi te Irani do luajë kombëtarja si do e konsideroni

Do kish dëshirë të isha me skuadrën në këtë sfidë. Me kombëtaren iraniane luajnë 4 futbollistë të Sepahan dhe i kisha premtuar atyre që kundër Shqipërisë do keni një ndeshje shumë të vështirë. Në fakt për mua do ish një ndeshje brenda grupit, por që fatkeqësisht unë nuk jam dhe ata janë në kombëtare. Kisha dëshirë ti tregoja sa vlen kombëtarja shqiptare, megjithatë besoj se do ketë ende kohe për të treguar veten

Ju vjen keq

Patjetër, megjithatë unë kam qenë pjesë e kombëtares dhe do kërkoj që me lojën dhe performancën time ti bind të gjithë të besojnë ende tek unë.

Që do të thotë

Që do të thotë se kam ende shumë energji, shume dëshirë dhe natyrisht shumë mundësi të rikthehem në Kombëtare. Kam qenë pjesë e saj, e po kështu do të jem në të ardhmen. E ritheksoj se trajneri e ka pasur të vështirë për të më ndjekur, por unë kam qenë gjithmonë në formë maksimale

Nuk është Salihi, nuk është Berisha, por ju prape nuk jeni në kombëtare

Për këtë më vjen pak keq. Në një kohë krize për sulmues mendoj se shansi duhet të me jepej, por gjithsesi unë kam besim se do rikthehem. Në fund të fundit futbolli është një sport që vlerësohet nga ajo që jep në fushë dhe unë po jap më të mirën.

Si ndjeheni në Iran

Mjaft mirë

Ndonjë problem me skuadrën

Absolutisht jo

Përse nuk e gjuajtët ju penalltinë në një ndeshje, e cila ka bërë edhe mbase xhiron më të madhe në youtube

Një histori interesante, të cilën kam dëshirë ta shpjegoj. Kam gjuajtur, por topi ka goditur një lojtar kundërshtar e më pas ka dalë jashtë. Në kuadrin e fair play ne ia kemi kthyer kundërshtarëve, por mbrojtësi po e mbante pa asnjë arsye. Vrapova gjatë dhe ia mora topin, portieri ndërhyri dhe arbitri me të drejtë dha penallti e natyrisht karton u kuq për portierin kundërshtar. Kështu e mendova e prandaj vrapova, por nga stoli pashë trajnerin që bënte me dorë që nuk duhet të ish penallti

Përse

Sepse ai ish më i qetë dhe kuptoi se të gjithë bashkë në skuadrën tonë nuk po kuptonim fair play. Ia dha urdhër që penalltia duhej humbur

Përse nuk e gjuajtët ju

Në fakt në skuadër penalltitë i gjuaj unë, por trajneri mendoi se nuk kish asnjë arsye që të gjuaja unë një penallti, e cila duhej humbur

Rikthehemi te kombëtarja

Ok i uroj suksese, do kisha dëshirë të isha, besoj se do jem sërish jesh e saj dhe natyrisht sa më shumë rezultate pozitive. Edhe në ndeshje miqësore ato vlejnë, madje shumë e kjo porsa i përket moralit..

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›