E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verder, katër javë pezullim për Diegon

Federata gjermane ka njoftuar se fantazisti i Verderit, Diego Ribas da Cunha është ndëshkuar me katër ndeshje pezullim nga aktiviteti. Futbollisti brazilian, gjatë ndeshjes ndaj Karlsruhes, ka mbërthyer për qafe Kristian Ajshnerin. Veprimi josportiv i Diegos është zbuluar nga prova filmike. Mes të skualifikuarve është edhe Klaudio Pizzarro i Verderit, për tri ndeshje. Në lidhje me Diegon ka ardhur edhe një përgënjeshtrim nga ana e Juventusit, i cili ka theksuar se nuk i intereson braziliani.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›