E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini, 150 milionë euro për Premiershipin

Fondet

Drejtuesit e Mançester Sitit kanë konfirmuar besimin te trajneri Roberto Mançini dhe kanë përgatitur 175,6 milionë euro (150 milionë sterlina) për t’ia treguar një gjë të tillë. Edhe pse skuadra nuk arriti të kualifikohej në Champions League, sheiku Mansur ka miratuar fonde të mjaftueshme, që tekniku italian të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Objektivi kryesor i përcaktuar nga pronarët arabë për “sitizëns” do të jetë triumfi në Premiership. Në merkato, Mançini do të kërkojë afrimin e Stiven Xherard.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›