E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adili në histori të Zvicrës

Pas talentit kosovar Xherdan Shaqiri, në elitën e futbollit zviceran (Axpo Super League), ‘bum’ ka bërë edhe një tjetër futbollist shqiptar.

Ai është Endogan Adili, i cili aktivizohet te skuadra e Grasshoppersit. Mesfushori 15 vjeçar në debutimin e tij në elitën e futbollist Zvicrën, të enjten ka arritur të realizojë gol kundër Aarau (1:4).

Por, jo vetëm kaq. Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane me këtë gol ka hyrë në histori të futbollit zviceran, duke u bërë futbollisti më i ri që shënoi gol në Axpo Super League.

“Mbani mend këtë emër: Erdogan Adili është lojtari me i ri i të gjitha kohërave që ka realizuar gol në elitën e futbollit zviceran”, shkruante të premten tabloidi zviceran Blick.

Adili në minutën e 76-të është inkuadruar në lojë, derisa vetëm pas dhjetë minutave ka arritur të realizojë golin e katërt për ekipin e tij me një goditje të fortë nga distanca.

Gëzimi i talentit 15 vjeçar, pas realizmit të golit, ishte i papërshkrueshëm. Reprezentuesi i përfaqësueses U-16 të Zvicrës, pasi dërgoi topin në rrjetë, kapi kokën me duar duke mos u besuar syve për golin.

Endogan Adili këtë sezon është aktivizuar me skuadrën U18 të Grasshoppersit, derisa trajneri i ekipit të parë, Ciriaco Sforza, talentin shqiptar në fillim të këtij sezonin, pikërisht në një ndeshje miqësore kundër Aarauas, e kishte aktivizuar në fushë.

Java e shqiptarëve në Zvicër

Kjo ishte java e shqiptarëve në elitën e futbollit zviceran. Përveç Endogan Adilit, edhe disa futbollistë tjerë shqiptarë kanë arritur të realizojnë gola me ekipet e tyre.

Në ndeshjen Aarau – Grasshoppers (1:4), gola ka shënuar edhe sulmuesi Orhan Mustafi, i cili realizoi golin e vetëm për vendasit në minutën e 81-të.

Në ndeshjen Lucerne -Young Boys (5:1), gola ka shënuar edhe Burim Kukeli. Mesfushori kosovar në minutën e 43-të ka realizuar golin e tretë për skuadrën e tij.

Ndërsa në ndeshjen St. Gallen – Bellinzona (1:2), Pajtim Kasami ka shënuar gol. Mesfushori shqiptar ka arritur që në minutën e parë të ndeshjes ta dërgojë topin në rrejt.

Gol ka realizuar edhe Admir Mehmedi në ndeshjen që skuadra e tij Zurich e ka fituar përballë Sionit (2:0). Sulmuesi me prejardhje nga Maqedonia në minutën e pestë të ndeshjes kaloi në epërsi kampionin aktual të Zvicrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›