E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boston në finale, bien Klivland e LeBron

NBA

LeBron Xhejms, basketbollisti më i spikatur në NBA amerikan dështon në ndeshjet “play-off” në fushën e Boston dhe tashmë e ardhmja e tij me Klivland Kavaljers është seriozisht në dyshim. Kjo edhe për faktin se kontrata e “Lojtarit më të Mirë” të sezonit të rregullt përfundon gjatë verës. LeBron e mbylli sezonin me 27 pikë, 19 pritje nën tabelë dhe 10 asiste, por këto shifra të jashtëzakonshme nuk shërbyen për asgjë. Sëlltiks fituan 94-85 falë rilindjes së Kevin Garnet dhe tashmë luajnë në finalen e lindjes, kundër Orlando Megxhik.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›