E Diel, 1 Nëntor 2026

Izrael, nis dëbimi i aktivistëve palestinezë

Izraeli ka filluar procedurat e dëbimit të 19 aktivistëve pro palestinezë dhe anëtarëve të ekuipazhit, nga anija e cila u zu nga marina izraelite, derisa ajo përpiqej ta shkelte bllokadën e Rripit të Gazës.

Raportohet se afro 11 aktivistë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit, do të dëbohen në vendet e tyre, ndërsa disa të tjerë mund të ballafaqohen me procese gjyqësore në Izrael.

Komandot izraelite dje dëbuan në anijen në pronësi irlandeze, "Rachel Corrie", duke e parandaluar atë që të arrijë në Gaza dhe e dërguan atë në portin izraelit, Ashdod.

Sipas raporteve, zënia e anijes 1200 tonëshe, është bërë pa dhunë. Izraeli po ballafaqohet me dënim ndërkombëtar prej se nëntë vetë u vranë, shumica prej tyre shtetas të Turqisë, kur komandot izraelite dëbuan në një anije tjetër në fillim të kësaj jave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›