E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë e komunitetit gay në Athinë



Komuniteti gay në Greqi ka organizuar një protestë ditën e shtunë në Athinë. Rreth 2 mijë homoseksualë protestuan mbrëmjen e së shtunës në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit grek. Pjesëtarët e komunitetit gay u mblodhën me pankarta dhe parrulla në duar përpara parlamentit grek duke kundështuar politikat qeveritare ndaj këtij komuniteti që kërkon që të integrohet në shoqërinë greke.
Ata kërkuan prej qeverisë greke t'u japë të drejta si në çdo vend tjetër të Europës, duke pretenduar që shteti grek të lejojë martesat mes homoseksualëve si edhe krijimi i një varg lehtësirash të tjera sociale siç janë shërbimi në ushtri e polici apo role më të larta në larta drejtuese në administratën civile.
Në parrullat e protestuesve homoseksualë shkruhej: "Jemi kudo". Shoqata e homoseksualëve greke i ka bërë thirrje të gjithë këtij komuniteti të mos fshihet, por të deklarojë hapur preferencat e tij seksuale pa u frikësuar nga paragjykimet dhe diskriminimet. Parada e komunitet gay në shtetin tonë fqinj, tashmë është kthyer në event të përvitshem në Athinë. Për të marrë pjesë në kyeqytetin grek mbërrijnë homoseksualë edhe nga vendet e tjera të Europës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›