E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Karzai merr masa ndaj talebanëve

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka urdhëruar një rishikim të të githë të dyshuarve talebanë që mbahen në burgjet e vendit.
Presidenti Karzai njoftoi ditën e djelë se ishte duke ngritur një komision special për të rishikuar provat kundër të dyshuarve talebanë që mbahen në burgje.
Në rastet kur provat ndaj tyre nuk kanë bazë ligjore të burgosurit do të lirohen, tha presidenti. Vendimi që është reagimi i parë ndaj rezolutës të miratuar në konferencën kombëtare të paqes që përfundoi ditën e premte.

E ashtuquajtura "Xhirga e paqes" adresoi masat për të sjellë ripajtim dhe fundin e konfliktit aktual.

Një prej rekomandimeve ishte që qeveria të merrte menjëherë masa për çështjen e të burgosurve.

Nuk është e qartë se sa autoritet do të ketë ky komision dhe nëse do të shqyrtojë çështjen e të dyshuarve që mbahen nga autoritetet afgane apo edhe ata që mbahen nga amerikanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›