Shorti i Europianit, të paktën një grup “ferri”
TIRANE-Në Kiev të Ukrainës neser do të hidhet shorti për grupet e kampionatit europian 2012. Të pranishëm do të jenë drejtuesit e Federatave anëtare të UEFA-s, ndërsa ankthi i të gjithëve qëndron në verdiktet që do të ketë shorti. Me shumë mundësi, do të jetë një grup ferri, duke qenë se në vazon e parë ndodhen dy skuadra shumë të forta si Spanja apo Holanda, ndërsa në të dytën ndodhen Gjermania, Rusia, Anglia e Italia. Në vazon e tretë gjenden ekipe si Kroacia, Greqia, Portugalia e Suedia, ndërsa në të katërtën Franca, Danimarka, Çekia dhe Irlanda. “Dua të evitoj Italinë, më shumë do më pëlqente të ndeshesha me Anglinë e Kapelos”, tha trajneri i Irlandës Xhovani Trapatoni. Europiani 2012 do të zhvillohet në Ukrainë e Poloni në muajin qershor.
(d.b.a.latifi/BalkanWeb)
(d.b.a.latifi/BalkanWeb)