E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia kurorëzon Mesin dhe qan humbjen e Mançesterit

Finalja përfundoi me "tears‘n beers" (lot dhe birra), sipas "Daily Star". Mançester Junajtid shpërfytyrohet nga një super-Barcelonë. Gjithçka e përmbledhur në mënyrë efikase në dy fjalë: "ecstasy" dhe "agony", e shoqëruar me foto në faqen e parë të tabloidit: nga njëra anë festa katalanase, nga ana tjetër zhgënjimi anglez. "All gone horribly" (humbje e tmerrshme), e shoqëruar me shumë foto të Ronaldos si simbol i "rënies së Romës", ishte komenti i "Daily Mirror", që mendon se atyre 45 mijë tifozëve të Junajtid iu "thye zemra" nga një "Mesi magjik". "The Sun" e titullon "Messi-cre" (një lojë fjalësh mes Mesit dhe "masakrës"). Më pas nxjerr në pah edhe gëzimin e Robinjos, i cili në faqet e internetit nuk e fsheh lumturinë për humbjen e Mançesterit, duke lëshuar edhe një shprehje helmuese kundrejt Ronaldos ("tani askush nuk do të ketë më dyshim: është Mesi më i miri në botë"). Gazetat angleze e kanë etiketuar Mesin thjesht "të mrekullueshëm" dhe e konsiderojnë të fituar duelin e tij me Kristiano Ronaldon për "Topin e Artë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›