Trajneri kroat prezantohet në FSHF: Gati për të fituar
Vetëm një javë na ndan nga ndeshja e shumëpritur kundër Portugalisë së frustruar në kërkim të pikëve të domosdoshme për të pretenduar kualifikimin në grup. Përballë do të ketë një Shqipëri, pasi ka gjetur trajneri e saj të ri, kroatin Josip Kuzhe, synon të shfrytëzojë këto ndeshjet e mbetura të eliminatoreve të Botërorit 2010 për të kolauduar një ekip të denjë për një të ardhme më premtuese. Por Kuzhe me të marrë frenat e Kombëtares sonë në dorë del me "shpatë" të madhe para shqiptarëve, të cilëve gatishmërinë e tij për të shkruar drejt fitoreve. Për shumë njerëz kjo deklaratë e tij ngjan me një premtim elektoral, por megjithatë tekniku kroat e mbështet atë në filozofinë e tij për futbollin, edhe pse (ndoshta) do të duhej të merrte më shumë parasysh realiteti e shqiptarëve dhe të Kombëtares së tyre. "Jam gati për të fituar, ka nënvizuar dje Kuzhe, sepse sipas filozofisë time për futbollit është që çdo trajner do të duhet të punojë për të arritur rezultate pozitive". Është objektiv kur pohon se Shqipëria është një skuadër e nivelit të dytë, e cila rivalitetin e ka me skuadra si Hungaria, por nuk përjashton edhe mundësinë e kësaj Kombëtareje për t‘u shkaktuar surpriza edhe të mëdhenjve. Ish-trajneri i Dinamos së Zagrebit e Hajdukut të Splitit, nuk e fsheh kënaqësinë e kësaj detyre të re në krye të pankinës së Shqipërisë, ku synon të ketë një aventurë të suksesshme. Për momentin gjithçka duket në rrugë të mbarë, edhe pse gjërat janë vetëm në letër. "Shqipëria është një vend tërheqës, thekson kroati. Deri tani gjithçka po ecën për mrekulli, pasi për sa i përket futbollit gjërat janë të organizuara mirë". Sot Kuzhe do të veshë për herë të parë tutat kuqezi për të zbritur në fushë, ku do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në krye të Kombëtares. Në mesditën e sotme nis grumbullimi dyjavor i futbollistëve shqiptarë, të cilët do të duhet të përgatiten për dy ndeshjet e fillimit të qershorit, ndaj Portugalisë (më 6 qershor për eliminatoret e Botërorit 2010) dhe Gjeorgjisë (më 10 qershor, miqësore). Tekniku kroat, pasi i ka studiuar lojtarët nga filmimet, sot do të ketë mundësinë e parë për t‘i njohur ata direkt. Në mendjen e tij do të duhet të ndërtohet dita-ditës në këtë fazë përgatitore ekipi që do të duhet të mbajë mbi supe peshën e një ndeshje të vështirë, si ajo ndaj Portugalisë. Por tekniku kroat beson se në këtë sfidë do të ketë aleat edhe presionin e madhe të luzitanëve për të arritur me çdo kusht fitoren, i cili mund të kthehet në favorin tonë. "Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, shprehet Kuzhe. Lojtarët do të jenë shumë të motivuar përballë Ronaldos me shokë. Kam besim se do të bëjmë një ndeshje të madhe. Ne kemi një motiv më shumë. Dëshirojmë të bëjmë një imazh të mirë përpara tifozerisë sonë, pse jo të habisim edhe një herë tjetër Evropën". Këto ishin deklaratat e djeshme të trajnerit, pak para se të bënte prezantimin me stafit e tij teknik, zëvendëstrajnerin boshnjak, Xhemal Munstedanagiç dhe anëtarët e tjerë të stafit, trajnerin e portierëve Ili Bozhiqi, mjekun Arben Çeliku, fizioterapisti holandez, Stijn Vandenbruke dhe masazhatori Ylli Mihali.
Prag-ndeshja
Ronaldo harron Championsin
dhe mendon për Shqipërinë
I zhgënjyer nga dështimi i tij dhe skuadrës së Mançester Junajtid në finalen e Champions League në Olimpiko të Romës, të humbur 2-0 ndaj Barcelonës, ylli Kristino Ronaldo ka synuar të lërë pas këtë ngjarje të dhimbshme, dhe ka kthyer sytë nga Kombëtarja e tij, Portugalia, e cila do të përballet më 6 maj me Shqipërinë në Tiranë. Duke dashur t‘i shmanget pyetjes së gazetarëve të shumtë në lidhje me një largim të mundshëm të tij gjatë merkatos së kësaj vere, talenti portugez ka theksuar se "Tani do të mendoj për kombëtaren. Duhet të ftojmë ndeshjet e radhës për të rikuperuar terren në grupin eliminator të Botërorit 2010". Kjo fjali e tij nënkupton se në sfidën e fundjavës së ardhshme ndaj kuqezinjve të drejtuar nga Josip Kuzhe në "Qemal Stafa", objektivi i vetëm i Portugalisë do të jetë fitorja, e cila do t‘i mbante ata ende në rrugën për t‘u kualifikuar për Botërorin e Afrikës së Jugut.