Sagna, optimist për qëndrimin e Van Persiet

Mbrojtësi i Arsenalit, Bacary Sagna beson se Robin van Persie do të mbetet në klub, pavarësisht spekulimeve se mund të largohet nga Emirates Stadium.
Van Persie, i cili në sezonin e fundit realizoi 30 gola në Premierligë për Arsenalin, ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij dhe spekulohet se kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.
Por, Sagna është i sigurt se holandezi do të qëndrojë në Arsenal. “Besoj se Robin do të mbetet. Ne duam që ai të mbetet. Të gjithë i jemi mirënjohës për kontributin që ka dhënë këtë vit”, deklaroi Sagna.