E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori 2010, Brazili bind ndaj Venezueles

Selecao ka shkaterruar ne transferte Venezuelen 4-0, duke shuar zerat per nje krize te mundshme rezultatesh pas barazimit zhgenjyes 0-0 me Bolivine pak jave me pare.

Brazili bind me rezultat dhe gola ne ndeshjen eleminatore te boterorit 2010 kunder Venezueles. Selecao ka shkaterruar ne transferte Venezuelen 4-0, duke shuar zerat per nje krize te mundshme rezultatesh pas barazimit zhgenjyes 0-0 me Bolivine pak jave me pare.

Golin e pare e ka shenuar Kaka ne minuten e 6-te, ndersa Robinho ka dyfishuar 4 minuta me vone. Per golin e trete ka menduar Adriano ne minuten e 19-te, ndersa ne te 67-en, ka qene serish Robinho qe vulosi “pokerin” per kombetaren e Dunges. Me kete rezultat, Brazili qendron ne te njejtin hap me Argjentinen, e cila ka 16 pike.

Nderkohe, ne ndeshjen tjeter mes Ekuadorit dhe Kilit, vendasit fituan me rezultatin e ngushte 1-0. Golin vendimtar te takimit e shenoi Benitez ne minuten e 26-te, duke i siguruar 3 pike mjaft te vlefshme kombetares se tij. Arbitri uruguajan ka nxjerre me karton te kuq kilenet Fuentes dhe Jara.

Klasifikimi per zonen e Amerikes se Jugut vijon si me poshte; Paraguaji 20 pike, Brazili e Argjentina 16, Kili 13, Uruguaji dhe Ekuadori 12, Kolumbia 10, Bolivia 8, Venezuela dhe Peruja nga 7 pike. Per ne boteror kualifikohen 4 skuadrat e para, ndersa e pesta luan ne play off me fituesen e zones se Oqeanise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›