E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia s’ka frikë nga Franca

Selektori i Anglisë, Roy Hodgson ka insistuar se futbollistët e tij nuk do të kenë frikë nga Franca në duelin e tyre të parë në kuadër të Grupit D në Euro 2012 të hënën.

Hodgson beson se skuadra e tij ka kualitetet e nevojshme për të mposhtur Trekolorët.

“Futbollistët besojnë në fitore, pa dyshim”, tha Hodgson. “Nuk ekziston frika. Kemi vetëm respekt që ata e meritojnë. I njohim futbollistët francez, shumë prej tyre luajnë në Angli, futbollistët tanë janë përballur me ta pothuajse çdo javë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›