E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e Rooneyt e dobëson Anglinë

Sulmuesi në largim i Tottenhamit, Louis Saha beson se Franca do të fitojë kundër Anglisë në duelin e tyre të parë në kuadër të Grupit D në Euro 2012 të hënën.

Ish ylli i Manchester Unitedit ka thënë se mungesa e Wayne Rooneyt të suspenduar do të ketë ndikim të madh te Anglia.

“Franca mund të marrë zemër nga mungesa e Rooneyt. Fatmirësisht kjo u jep më tepër gjasa. Wayne është futbollist i madh. Në mungesë të tij besoj se Franca do të mposht Anglinë”, deklaroi Saha për tabloidin britanik The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›