UEFA heton tifozët rus

UEFA ka nisur procedurën disiplinore ndaj Federatës ruse të Futbollit për “sjellje të pahijshme të tifozëve” gjatë ndeshjes së tyre të parë në Euro 2012 kundër Republikës çeke në Wroclaw.
Katër pjesëtarë të sigurimit janë trajtuar në spital pasi ishin sulmuar nga tifozët rus jashtë stadiumit Municipal në Poloni.
Po ashtu, pati njoftime për fyerje raciste në drejtim të mbrojtësit çek Theodor Gebre Selassie, futbollist me ngjyrë, rast i cili po ashtu është duke u hetuar.
“Duke shikuar raportin e sigurisë dhe pamjet në dispozicion, UEFA ka nisur procedurë disiplinore kundër Federatës ruse të Futbollit për sjelljen e pahijshme të tifozëve të saj”, thuhej në komunikatën e UEFA-së.