E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandë – Gjermani, si një finale

Mesfushori i Holandës, Rafael Van der Vaart beson se përballja e ardhshme me rivalin e Grupit B, Gjermaninë do të jetë “si një finale”, por ai vazhdon të besojë se Tulipanët mund të triumfojnë në Euro 2012.

Holanda humbi 1-0 nga Danimarka në ndeshjen e tyre të parë në Grupin B dhe Van der Vaart ka insistuar se dy duelet e ardhshme kundër Gjermanisë dhe Portugalisë do të kenë rëndësi të madhe për ekipin.

“Ndeshja me Gjermaninë të mërkurën tani është si një finale për ne. Duhet të fitojmë. Duke thënë këtë ende besoj se mund të triumfojmë në Evropian”, tha ai për Goal.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›