Cech kërkon fitore ndaj Greqisë

Republika çeke duhet të mposht Greqinë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në çerekfinale të Evropianit 2012, ka thënë portieri Petr Cech.
Skuadra e Michal Bilekut humbi 4-1 nga Rusia në ndeshjen e tyre të parë në Grupin A, dhe Cech, ka pranuar se dueli i ardhshëm me Greqinë do të jetë vendimtar.
“Ndeshja me Rusinë nuk shkoi sipas planit. Por, tani hapi i ardhshëm është të fitojmë kundër Greqisë. Ky është një duel vendimtar për ne”, deklaroi Cech për The Guardian.